Një mësuese vdiq nga hemorragjia cerebrale pasi kishte marrë vaksinën, Spanja nis hetimet për AstraZeneca
17 Mars 2021, 15:57Nga DOSJA
SPANJË– Hetimit për përdorimin e vaksinës anti-Covid e “AstraZeneca” vijojnë. Ndërkohë, sipas medias spanjolle “Diariosur”, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet pas vdekjes së një mësuese, e cila pësoi hemorragji cerebrale pasi mori vaksinën “AstraZeneca” kundër Covid-19.
Mësuesja e matematikës, 43 vjeçe, u vaksinua më 3 mars, por pak orë më pas u ndje keq dhe shkoi në spital. Ajo kishte treguar, se kishte dhembje koke, por doktorët i thanë se janë efektet normale anësore të vaksinës.
Ndërkohë, më 13 mars, ajo u rikthye në spitalin në Marbella, në jug të Spanjës, ku bëri një skaner dhe u zbulua se kishte grumbullim lëngu në tru dhe ishte e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.
Ajo ndërroi jetë, duke mos pasur asnjë problem tjetër shëndetësor dhe pasi kishte rezultuar negativ me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë e Valencias po heton dhe llojet e tjera të rasteve që janë zbuluar në dy oficerë të policisë kombëtare dhe një roje civile, megjithëse ende nuk është raportuar një lidhje me vaksinën AstraZeneca.
Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Arbërie Nagavci pritet të emërohet ministre e Arsimit në qeverinë e re, raporton Zeri.info.Në të gjitha nivelet e arsimit në vend rezultatet që paraqiten janë t...
SHBA-Një djalë katër vjeçar me autizëm, është zbritur nga avioni, pasi nuk kishte vendosur mask. Sipas BBC, linja ajrore ka thënë se nuk mund të bënte pë...
BRUKSEL-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka deklaruar se duhet të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca.Sipas mediave të huaja, OBSH-ja ka thënë se...
BELGJIKË-Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili gjatë luftës ishte i njohur me njofkën “Komandant Ujku” është duke qën...
SHBA– Presidenti Joe Biden tha se Presidenti Vladimir Putin do të përballet me pasoja për drejtimin e përpjekjeve për të ndikuar tek zgjedhjet presidencia...
KOSOVË-Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, siç ishte planifikuar, ditën e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin e BBC-së, “Hard...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar shifra të larta infektimi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), gjatë orëve të fundit janë kryer 4,388 t...
KOSOVË-Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Agim Veliu, i cili është dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka marrë pjesë në takimin e sotëm, që është thi...