Aktualitet

INTERVISTA: Shfaqi komplikacini pasi mori vaksinën e Pfizer, flet inferimeri: Kam pasur dhimbje të padurueshme barku, u fryva

16 Mars 2021, 16:36 Nga DOSJA
INTERVISTA: Shfaqi komplikacini pasi mori vaksinën e Pfizer, flet

KUKËS– Muhamet Lleshi, infermieri nga Hasi që ka shfaqur komplikacione me shëndetin pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Në një lidhje telefonike për “Fax”, ai ka bërë me dije se më 13 mars, rreth 40 minita pasi ka marrë vaksinën ka pasur dhimbje të forta barku dhe ka pësuar fryrje deri pranë sqetullës. 

INTERVISTA E PLOTË:

Kur janë shfaqur komplikacionet?

Dozën e dytë e kam marrë me 13 mars, nga ora 12 pa pak. Unë jam Muhamet Lleshi, nga Hasi. Kam pasur dhimbje të padurueshme barku dhe fryerje deri poshtë sqetullës. Kam pasur shumë dhimbje. Kam ikur direkt në Kukës dhe jam nisur në Gjakovë.

Në këto momente që flasim, si jeni?

Jam shumë mirë tani. Deri në 40 minuta kam qenë mirë pasi jam injektuar, pastaj kam pasur shqetësime të jashtëzakonshme.

E keni kaluar COVID-19?

Po e kam kaluar nga muaji korrik.

Çfarë trajtimi keni marrë në Gjakovë?

Kompleks vitaminash, hollues gjaku dhe antibiotikë.

Vetë Lleshi pretendon se komplikacionet shëndetësore i kanë ardhur si pasojë e vaksinimit, ndërsa kolegët e tij pretendojnë se inferimeri ka pasur edhe më parë probleme me mpiksjen e gjakut. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me çfarë ka ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamet lleshi rasti me komplikacione muhamet lleshi rasti me komplikacione

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...