Aktualitet

“S’mi morën për bazë dokumentat shtesë”/ Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht trupën e KPK-së:

16 Mars 2021, 14:59 Nga DOSJA
“S’mi morën për bazë dokumentat shtesë”/

KUKËS– Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe dy anëtarët e tjerë të institucionit, Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas kryeprokurores së Kukësit, KPK se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit, kjo për shkak se materialet nuk i kishte dërguar në rrugë postare por elektronike. Prokurorja e komanduar, gjithashtu pretendon se njëri nga anëtarët nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur është refuzuar kërkesa e saj për marrjen në konsideratë të dokumenteve shtesë, duke shtuar se ka siguruar edhe një fotokopje të sistemit TIMS, marrë në datën 5 mars.

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi,”- thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

PJESË NGA KALLËZIMI I GJATIT: 

Komunikimi i parë me KPK ka qenënë datë 17.11.2020, ku më janë bërë pyetje dhe brenda afatit të caktuar kam dërguar përgjigjet dhe provat për secilën pyetje. Më datë 23.12.2020, KPK më ka dërguar pyetje shtesë dhe brenda afatit të caktuar nga trupa dt. 31.12.2020 kam dërguat përgjigjet së bashku me provat për secilën pyetje. Nëpërmjet postës elektronike në datë 28.01.2021 jam njoftuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me procesin, ku më bëhej e ditur si kishte përfunduar procesi i rivlerësimit dhe më ishte dërguar raporti i rezultateve të hetimit adiminstrativ. Njëkohësisht njoftohesha se brenda datës 15.02.2021 duhet të dërgoha pranë KPK-së parashtrime, kërkesa dhe çdo dokument që çmojnë të nevojshëm për të realizuar mbrojtjen. Nga shqyrtimni i raportit të rezultateve të hetimit të kryer nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës si dhe me provat, të cilave KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK-së nuk ishin administruar në hetimin administrative shumë të dhëna e dokumenta zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituara nga ana ime si subjekt rivlerësimi. Në këto rrethana më datë 09.02.2021, me qëllim e vetëm realizimin e një hetimi objektiv dhe të gjithanshëm të KPK-së, ndaj personit tim si subjekt rivlerësimi kam paraqitur në rrugë elektronike një kërkesë ku kërkoja që KPK të administrojë dhe vlerësojë disa prova që ishin bashkëlidhur kërkesës. Madje dokumentacionin pra provat i kam dërguar me shërbim posta. Pra vetëm një ditë apo më mirë të them vetëm disa orë pasi kam marrë kërkesën time në rrugë elektronike, KPK i ka marrë vendim dheka refuzuar të gjitha kërkesat e bëra nga ana ime si subjekt rivlerësimi. Vendimi në formë të shkurtuar më është dërguar më postë elektronike, duke më bërë me dije se vendimi i arsyetuar do të më dërgohej me shërbim postar. Gjithashtu konstatoj se vendimi i KPK i datës 10.02.2021 me të cilin më janë refuzuar kërkesat për marrje të provave është marrë në rrethana të dyshimta. Kjo sepse jam informuar nga avokati se një person i panjohur në datën 5 mars 2021 i ka dorëzuar një zarf ku brenda ka qenë fotokopja e sistemit TIMS, ku provohet që një nga anëtarët e trupës gjykuese që në ditën kur është marrë ky vendim nuk ka qenë prezent të tre anëtarët e Komisionit. Ky është një verifikim i lehtë me sistemin TIMS.

Ndërkohë, Prokurorja Rita Gjati e Prokurorisë së Kukësit ka zhvilluar sot në orën 10:00 të paradites seancën e saj dëgjimore përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo, pikërisht personat që ajo ka paditur.

Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama pas një inspektimi të kryer. Gjati e kundërshtoi shkarkimin si të paligjshëm në gjykatë dhe e fitoi çështjen, së bashku me disa prokurorë të tjerë. Ajo u rikthye në detyrë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 u emërua në Prokurorinë e Kukësit, ku vazhdon ende të kryejë detyrën.

(A.k./k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kallezimi i rita gjatit kukes prokuroria e kukesit rita gjati kallezimi i rita gjatit kukes prokuroria e kukesit rita gjati

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...