Aktualitet

16 Mars 2021, 14:03 Nga DOSJA

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndryshe njihej dhe si ‘Daja’, nofkë kjo që u zbulua nga Enejt Shyti. Fotoja është publikuar nga Top-Channel, ndërkohë që mësohet se Vathi ka mohuar që një telefon i gjetur nga autoritetet dhe që përmban mesazhe kompromentuese, të jetë i tij.

Nuk është i imi telefoni,”- mësohet se është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Dosja.al raportoi sot se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen si të përfshirë në këtë krim. Sot u zbardh edhe dëshmia e nënës së të arrestuarit në rolin e ekzekutorit, Enejt Shyti dhe vëllait të tij binjak.

Katër persona janë vënë aktualisht në pranga për vrasjen e Behar Sofias. Enejt Shyti që ka pranuar rolin e ekzekutorit dhe zbërtheu emrat e tjerë. Ai zbuloi se ishte Skënder Vathi ai që i kishte premtuar 50 mijë euro në këmbin të vrasjes, ndërsa ndërmjetësi që e kishte ‘kontratuar’ ishte Xhuljano Visha. I prangosuri tjetër është Leonar Xhixha. Të katër u lanë dje në burg, ndërkohë që Vathi dhe Visha mohuan njohjen me Shytin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...