Aktualitet

Për të dytin vit radhazi/ Nis pelegrinazhi në kishën e “Shën Ndout” në Laç, qindra qytetarë kërkojnë shërim në m

16 Mars 2021, 13:45 Nga DOSJA
Për të dytin vit radhazi/ Nis pelegrinazhi në kishën e

LAÇ– Qindra qytetarë, edhe pse në periudhë pandemie, kanë nisur pelegrinazhin në kishën e “Shën Ndout” në Laç.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, pa respektuar distancën sociale apo vendosjen e maskave, qytetarët kanë zgjedhur të nisen këtë të martë drejt vendit të shënjetë për të bërë lutjet e për të shprehur dëshirat.

Në vendin e cilësuar të shenjtë, besimtarët kërkojnë shërim dhe luten për harmoni e begati.

Më sollën kalamajtë i bekoftë Zoti.Këtu vijnë nga gjithë qytetet. Tani po kthehem në shtëpi dhe ndihem e kënaqur, më duket sikur më ndihmoi që tani,”- thotë një prej të pranishmëve.

 “Shqiptarët sot po heqin keq për shkak të Covid, virusit. Zoti edhe aty ku bëhet një situatë e vështirë gjithmonë do me nxjerr të mirë më të madhe. Uroj që Zoti t’ua shëndrisë jetën dhe të ardhmen të gjitha shqiptarëve,”- thotë një tjetër.

Pelegrinazhi, zhvillohet për të dytin vit radhazi në mes të pandemisë së Covid-19. Ai zgjat 13 të marta dhe kulmon më 13 qershor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laç pelegrinazhi në kishën e shna ndout laç pelegrinazhi në kishën e shna ndout

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...