Aktualitet

Goditi me bombulë 33-vjeçaren shqiptare dhe e la të vdekur në vend/ Rrëfehet autori që ishte arratisur nga spitali psikiat

16 Mars 2021, 15:26 Nga DOSJA
Goditi me bombulë 33-vjeçaren shqiptare dhe e la të vdekur

BLEGJIKË– Më ndaloni, unë e vrava atë sepse djalli më kërkoi”, ky është rrëfimi i 36-vjeçarit, i cili ka vrarë ditën e sotme shqiptaren nga Divjaka, Xhuljeta Lala.

Mediat belge, bëjnë me dije se autori, i cili është me origjinë nga Franca ishte arratisur nga një spital psikiatrik në Marsejë e më pas ka hyrë në hotelin ku punonte 33 vjeçarja.  Mediat belge, raportojnë se autori ka thënë se ka karyer vrasjen, pasi sipas tij ia ka ‘kërkuar djalli’. 

Ai ishte arratisur nga psikiatria që prej javës së kaluar dhe mbrëmjen e së dielës, hyri në hotel. Në deklaratën e tij rrëfen se dëgjoi “të gjitha llojet e zërave”, duke përfshirë kryesisht atë të djallit, i cili thotë se e urdhëroi atë të vriste vajzën.

Si ndodhi ngjarja? 

Pacienti po ecte i zhveshur në korridor, rrëmbeu një bombol për fikjen e zjarrit, hyri në dhomën ku ndodhej Xhuljeta dhe e goditi për vdekje. Një anëtar i stafit të hotelit zbuloi skenën, shkruan media belge.

Kur mbërriti policia, autori ishte akoma i zhveshur dhe po qëndronte pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve. Dukej sikur ishte gati të arrestohej. “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull”, tha ai.

Policia mbërriti me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe vuri në pranga autorin pa vështirësi.  Viktima kishte punuar në hotelin “Best Western” për pesë vjet. Kolegët e saj u tronditën nga ngjarja e rëndë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet xhuljeta lala xhuljeta lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...