Aktualitet

Mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer! Infermieri nga Hasi përfundon në spital, shfaq komplikacione. Kolegët: Nuk e ka

16 Mars 2021, 16:14 Nga DOSJA
Mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer! Infermieri nga

HAS– Shënohet rasti i parë i komplikacioneve të shkakuar nga vaksina anti-COVID e kompanisë “Pfizer”. Muhamet Lleshi, infermier në qytetin e Hasit, ndodhet në spital vetëm disa ditë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës.

Mësohet se Lleshi ka qenë një prej të injektuarve të parë menjëherë pas nisjes së fushatës nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Shkodrës. Pasi kanë kaluar dy javë nga doza e parë, ai është injektuar me të dytën duke shënuar edhe problemet e para.

Infermieri ka nisur të ketë enjte dhe fryrje abdominale, duke bërë që të afërmit ta dërgojnë me urgjencë për mjekim drejt spitalit të Gjakovës. Sipas raportimeve të “Fax”, të afërm të infermierit kanë bërë me dije se pas analizave të gjakut, ka rezultuar se treguesi për mpiksjen e gjakut është 4 herë më i lartë nga norma mibniale. Ndërsa vetë Lleshi u shpreh se dhimbjet i kanë nisur vetëm 40 minuta pasi ka marrë vaksinën. 

Ndërkohë kolegët e tij në Has kanë dhënë një version tjetër lidhur problemet shëndetësore që ka hasur infermieri. Sipas tyre, infermieri ka pasur probleme të hershme me këtë patologji duke këmbëngulur që përkeqësimi i gjendjes shëndetësore nuk ka ardhur për shkak të vaksinës Pfizer.

Lidhur me ngjarjen nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, si i vetmi institucion që mund të nisë hetimet për të zbardhur shkakun e komplikacioneve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muhamet lleshi rasti me komplikacione muhamet lleshi rasti me komplikacione

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...