Aktualitet

Tentuan të kalonin 15 shtetas të huaj, bie në pranga 18-vjeçari në Elbasan, një tjetër shpallet në kërkim

16 Mars 2021, 14:01 Nga DOSJA
Tentuan të kalonin 15 shtetas të huaj, bie në pranga

SHKODËR–Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi po ndihmonte 15 shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin kur kanë parë patrullën e policisë ata janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Policia ka mësuar se dy automjetet ishin marrë me qira nga personi i shpallur në kërkim.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.
Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Hoti”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qera nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne elbasan kalim i paligjshem i kufirit arrestim ne elbasan kalim i paligjshem i kufirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...