Aktualitet

E RËNDË në Belgjikë! Vritet në hotel 33-vjeçarja shqiptare, autori ishte arratisur nga spitali psikiatrik, pretendimi para

16 Mars 2021, 16:12 Nga DOSJA
E RËNDË në Belgjikë! Vritet në hotel 33-vjeçarja

BELGJIKË– Xhuljeta Lala, 33 vjeçe, është vrarë ditën e djeshme barbarisht në një hotel në Bruksel, ku punonte si sanitare. Mediat belge, bëjnë me dije se autori është një 36-vjeçar, me origjinë nga Franca, i cili sapo kishte dalë nga spitali psikiatrik.

Mediat në fjalë, kanë raportuar se i riu kishte dalë lakuriq në korridor, më parë ka marrë një  fikës zjarri aty pranë, ka hyrë në dhomën e hapur ku ishte Xhuljeta, e më pas e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend. 

Ka qenë një anëtar i stafit të hotelit, i cili zbuloi vrasjen,  e në atë moment sipas tij, burri ishte akoma i zhveshur pranë viktimës dhe i kishte kryqëzuar kyçet e duarve, sikur të ishte gati të arrestohej. Sipas dëshmitarit, 36-vjeçari  ka thënë se e ka vrarë atë pasi ia kërkoi djalli.

“Unë e vrara, ma kërkoi djalli Më ndalo, është në rregull,”-tha ai.

Policia u thirr menjëherë dhe oficerët ishin në gjendje të vinin në pranga autorin pa vështirësi. Ndërkohë, daja e Xhuljeta Lalës, teksa ka treguar se si e mori vesh lajmin e trshitë nga mediat, ka thënë se 19 vite më parë Xhuljeta Lalës i janë vrarë 2 prindërit nga një person nga Divjaka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhuljeta lala vritet xhuljeta lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 14:03

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Skënder Vathi, i arrestuari dhe i akuzuari si premtuesi i 50 mijë eurove për vrasjen e Behar Sofias. Vathi ndry...