Aktualitet

Restaurimi i Mësonjëtores së Parë në Korçë/ Studiuesi: I ka humbur vendi ‘Udhës së Shkronajve’! Nuk mund të deform

16 Mars 2021, 13:42 Nga DOSJA
Restaurimi i Mësonjëtores së Parë në Korçë/

Përfundimi i projektit të restaurimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe ka ngjallur shumë debate në opinionet, në lidhje me ndryshimin e bankave në godinë dhe obeliskut të “ABC-së”.Specialisti i trashëgimisë kulturore, Kreshnik Merxhani thotë se me ndryshimet e bëra, është transformuar tërësisht ideja e godinës. “Projekti i prezantuar në 2020 ishte korrekt, kemi një rikthim të artefakteve, që është mirë që të rikthehen, sepse ishin përjashtuar para viteve ’90. Por, i ka humbur vendi ‘Udhës së Shkronajve’. Nuk mund të deformosh tërësisht idenë, është si copy-paste i muzeve të huaja”.

Drejtori i qendrës kombëtare të veprimtarive kombëtare, Niko Kotherja, i cili është marrë me projektin e restaurimit, thotë se ndryshimi i bankave nuk ndikon në autenticitetin e Shkollës së Parë Shqipe, sepse nuk janë bankat origjinale. “Ato karrike janë pjesë e sallës së bibliotekës, ku vijnë qindra fëmijë, ka mbi 750 të dhuruara nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ato banka nuk ishin origjinale, ishin të bëra nga një zdrukthtar në 1987. Është njësoj si ajo e prodhuar në 2020 sepse nuk ka vlerë historike”.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Kotherja tregon se janë risjelllë disa nga personalitetet që kanë kontribuar aty, por ishin hequr nga sistemi komunist. “Në pjesën e ekspozimit të historik, nuk kanë qenë të përfaqësuara personalitetet e Mësonjëtores së Parë Shqipe. Kanë qenë stendat e para viteve ’90. Nuk kishim kontributet e disa prej merave që kanë kontribuar. Kemi risjellje të historisë origjinale. Ka dyfishim të objekteve, ndërsa emërtimi që thonë ka ndryshuar, nuk ka ndryshuar”.

Studiuesi, Auron Tare, thotë se me ndryshimet e bëra, kanë humbur elementët autentikë. “Mendoj që është e rëndësishme ruajtja e atmosferës së kohës. Duhet që kur të shkojmë te Marubi në Shkodër dhe te Mësonjëtorja në Korçë të mos jetë njësoj. Këto tani duket të njëjta, me të njëjtin arredim modern, nuk të jep më atë ndjesi si më parë”.

Ndërsa, sipas Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, “restaurimi është bërë në mënyrë shumë autentike. Së pari kemi restauruar plotësisht ndërtesën. Më pas vazhduam me projektin e muzealizimit”.

Marre nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dokumentet e mësonjëtores së parë mesonjetorja e pare shqipe dokumentet e mësonjëtores së parë mesonjetorja e pare shqipe

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 12:45

DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 21 persona të cilët akuzohen per krime zgjedhore. Sipas njoftimit të Porkurorisë ...