Sport

Jeta e re e Stephan Lichtsteiner, nga futbollist në orëndreqës…

15 Mars 2021, 20:29 Nga DOSJA

ZVICER – Për t’u shkëputur së pari, ai do të duhet të kërkojë leje. E kujtoni Stephan Lichtsteiner, apo jo? “Swiss Express”, por edhe “Liftsteiner”, në një reklamë të Puma. Ish-mbrojtësi me Lacion dhe Juven, nga sot do të jetë praktikant në një dyqan orësh. Mbase rastësisht, ai do të ndihet si Owen Wilson ose Vince Vaughn, në të 40-at e tyre.

Stephan foli për këtë, në një intervistë për “20 minuten”, ku e zbuloi këtë në mediat sociale. “Eshtë një botë që e kam dashur gjithmonë, dua të di gjithçka,”– deklaroi ai. Lichtsteiner do të punojë në Maurice de Mauriac, një kompani me qendër në Zyrih e themeluar nga Daniel Dreifuss.

300 ndeshje në Serie A dhe 15 gola, në verë ai u tërhoq nga futbolli pas 108 ndeshjeve me Zvicrën dhe 16 trofeve të fituara në Itali (përfshirë 7 tituj kampionati radhazi me Juven). “Mbrojtja është një art, – shprehet ai, – ashtu si bërja e orëve. Mjafton të ktheni një vidë të vogël për të marrë një efekt të shkëlqyeshëm”.

Nëse Stephan nuk do të kishte qenë futbollist, do të kishte punuar në një bankë. Në moshën njëzet vjeç ai bëri një praktikë gjashtëmujore në Credit Suisse, gjithashtu në Zyrih: “Shkolla, puna, trajnimi. Unë shkoja andej-këtej”.

Lichtsteiner luajti për Grasshoppers, ai ishte një premtim, por ende nuk e dinte fatin e tij: “Prindërit e mi donin që unë të kisha një alternativë”. Kështu që ai përjetoi gjashtë muaj pas tavolinës si “trajnim”. Tani, Stephan Lichtsteiner ka nisur një aventurë të re, atë orëndreqpësit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniel dreifuss ish-mbrojtesi i juves ish-mbrojtesi i lacios stephan lichtsteiner daniel dreifuss ish-mbrojtesi i juves ish-mbrojtesi i lacios stephan lichtsteiner

Sondazh

Poll