Sport

“Gjithë ditën këtu e kaloni?” Messi shfaqet nervoz dhe debaton me disa tifozë në dalje të qendrës stërvitore”: A j

15 Mars 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Gjithë ditën këtu e kaloni?” Messi shfaqet nervoz

SPANJË-Messi i paprekshëm? Nuk do të dukej më ashtu, pas përplasjes së furishme që kampioni argjentinas pati me tifozët e Barcelonës. Gjithçka filloi në dalje të Camp Nou, ku disa tifozë po prisnin idhullin e tyre pas stërvitjes për t’i kërkuar atij një autograf dhe për të bërë disa fotografi. Ndërsa tifozët rrethuan makinën e tij, kapiteni i Barça-s humbi plotësisht durimin.

Messi has had enough.

“Why do you keep filming the same video if you have already done this many times? Do you think it’s normal doing the same everytime? Stop.” pic.twitter.com/FMqkbSCmTo

— mx (@MessiMX10i) March 13, 2021

Nga fjalët që Messi shqipton në video, ai do të dukej se nuk shqetësohej aq nga insistimi i grupit të tifozëve sesa nga fakti që të njëjtët njerëz e presin gjithmonë atë në dalje. ” Gjithë ditën këtu e kaloni? Nuk u lodhët me të njëjtat video? Ndërsa tifozët kërkojnë falje në mënyrë të përsëritur, Messi vazhdon: “Ata nuk mund të vijnë çdo ditë. A ju duket normale që gjithmonë të bëni të njëjtën gjë? ”. Tifozët mbetën të befasuar, duke thënë: “Na vjen keq Leo!”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll