Sport

GRABITJET E SHTËPIVE/ Familjet e lojtarëve të PSG janë në panik! Klubi vendos të marrë masa mbi sigurinë e lojtarëve

15 Mars 2021, 20:13 Nga DOSJA
GRABITJET E SHTËPIVE/ Familjet e lojtarëve të PSG janë

FRANCË-Natë terrori për Angel Di Marian. Teksa ishte duke luajtur në ndeshjen ndaj Nantes, të cilën e nisi si titullar, disa hajdutë i grabitën me dhunë banesën, duke bllokuar për disa minuta brenda edhe familjen e sulmuesit, që ndodhej aty në ato momente.Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo u sinjalizua për ngjarjen e rëndë dhe zbriti nga tribuna për të folur me trajnerin Pochettino dhe për t’i kërkuar zëvendësimin e argjentinasit.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistët e PSG-së bien pre e grabitjeve të dhunshme, teksa gjithmonë ngjarje të tilla organizohen, kur ata janë të angazhuar në ndeshje. Përveçse në shtëpinë e Di Marias, një bandë grabitësish kishin shkuar edhe në shtëpinë e brazilianit Marquinhos, ndërsa një muaj më parë u grabit edhe shtëpia e Mauro Icardit.

Klubi francez vendosi të forcojë sigurinë përpara shtëpive të lojtarëve. Shumica e tyre jetojnë në vila që tashmë kanë mbikëqyrje video ose alarme, por PSG tani do të paguajë roje sigurie me shpenzimet e tyre për një periudhë të caktuar kohe.Një ose më shumë roje sigurie do të vendosen përpara çdo vendbanimi, 24 orë në ditë (raporton L’Equipe)

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport psg psg

Sondazh

Poll