Sport

Nuk dha penallti për Milanin, mbrojtësi kuqezi shfryn ndaj arbitrit, ja postimi i fundit

15 Mars 2021, 14:10 Nga DOSJA

ITALI-Pjesa e dytë e ndeshjes Milan-Napoli u karakterizua nga momente nervozizmi, me rezultatin që përfundoi 1-0 për miqtë.Protagonist në dy situata ishte mbrojtësi i kuqezinjëve, Theo Hernandez që fillimisht kërkoi nga gjyqtari një penallti (e cila më pas u vlerësua nga VAR dhe nuk u akordua një gjë e tillë).

Më pas ai kishte një duel me sulmuesin e Napolit,Victor Osimhen, me pankinën e napolitanëve që kërkuan karton të kuq. Në fund të ndeshjes, francezit nuk i pëlqyen vendimet e gjyqtarit dhe çfarë bëri ai? Ai zgjodhi të shfryhej në rrjetet sociale.

Hernandez publikoi disa story në Instagram, por nuk zgjatën shumë pasi u fshinë shumë shpejt. Lojtari vendosi disa emoji mbi foton e gjyqtarit Pasqua. Natyrisht që një reagim i tillë do të ketë pasoja për lojtarin që mund të dënohet nga Komisioni Etikës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan theo hernandez milan theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2021, 22:18

Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në Hungari

HUNGARI – Myrto Uzuni vijon të bëjë mirë me Ferencvaros, që nga ana tjetër ka vrarë garën për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 61 pikë, 16 më tepër s...