Sport

“Pashë nënën tëndë në…”, fjala që Rebic tha ndaj gjyqtarit në Milan-Napoli, ja çfarë parashikon rregullorja!

15 Mars 2021, 19:46 Nga DOSJA
“Pashë nënën tëndë në…”, fjala

ITALI-“Një situatë për t’u shmangur!” Kështu e quajti Stefano Pioli kartonin e kuq të marrë nga Ante Rebic në minutat e fundit të ndeshjes Milan-Napoli.Pas një faulli të shkaktuar, kroati u kthye me fraza ofenduese ndaj arbitrit Pasqua i cili menjëherë nxorri kartonin e kuq.Rebic u largua, i vetëdijshëm se ai kishte gabuar.Një gjest që fillimisht u shpëtoi kamerave dhe u rintransmetua më vonë pasi futbollisti kishte kryer veprimin por ende nuk kuptohet qartë se çfarë i tha në të vërtetë.Sipas disa portaleve, mund t’i ketë thënë: “Pashë nënën tënde prostitutë në Napoli”.

Nuk ka rëndësi tashmë, pasi Rebic do të skualifikohet, duke privuar Piolin nga një alternativë në sulm në një moment vendimtar të kampionatit midis lojtarëve të dëmtuar (Ibra dhe Mandzukic) dhe titullarët (Leao) të cilët po luftojnë për të gjetur një vazhdimësi të pranueshme të performancës.Shkalla e skualifikimit për Rebic duhet të përcaktohet: por çfarë parashikon rregullorja?Rasti i dëbimit të Rebic bie në nenin 36 të Kodit të Drejtësisë Sportive që rregullon “sjelljen ndaj zyrtarëve të ndeshjeve”.

Artikulli përcakton në paragrafin A që lojtarët dhe trajnerët të dënohen me “dy ndeshje ose për një periudhë të pacaktuar në rast të sjelljes abuzive ose mosrespektimi ndaj zyrtarëve të ndeshjes”. Një lajm jo i mirë ky për Milanin, ku nisur nga mungesat e shumta shkak i dëmtimeve i duhej të bëjë pa sulmuesin e saj si pasojë e sjelljeve individuale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rebic milan rebic

Sondazh

Poll