Sport

Zidan flet për rikthimin e Ronaldos: “Po mund të ndodhë”

15 Mars 2021, 14:57 Nga DOSJA
Zidan flet për rikthimin e Ronaldos: “Po mund të

SPANJE – Sulmuesi 36-vjeçar iu bashkua Juventusit për 120 milionë euro në vitin 2018. Marrëveshja e tij me bardhezinjtë me pagë vjetore prej 30 milionë eurove mbaron në qershor të vitit 2022. Superylli portugez i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin.

Ai u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale. Gjatë javës, mediat spanjolle raportuan se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, kishte diskutuar me Real Madridin për kthimin e tij në “Santiago Bernabeu”. Një skenar i cili, në këtë kohë, duhet vështirë i imagjinueshëm.

Ama Zidane ka lënë të kuptohet se, megjithatë, kthimi i tij te ish-klubi është i mundshëm.
“Po, mund të ndodhë”, u përgjigj Zidane i pyetur për kthimin e mundshëm të Ronaldos në Madrid. “Ne e njohim Cristianon, ne e dimë çfarë personi është ai dhe e dimë se çfarë ka bërë ai këtu. Por tani është lojtar i Juventusit dhe duhet ta respektojmë këtë”, shtoi ai.
“Tani, ta shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kam qenë shumë më fat që isha trajner i tij. Ai është mahnitës, po e ndihmon Juventusin”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll