Sport

“Mbreti” Pele: “Urime, çfarë karriere të shkëlqyeshme jeni duke bërë”!

15 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA

BRAZIL – “Urime për thyerjen e rekordit tim për gola në ndeshjet zyrtare”. Me këto fjalë në rrjetin social në Instagram, legjenda braziliane Pele, ka uruar Cristiano Ronaldo, sulmuesin e Juventusit, i cili ka arritur rekordin e 770 golave të shënuar ​​në ndeshjet zyrtare pas trisit të realizuar kundër Cagliari.

“Cristiano, jeta është një fluturim. Secili bën udhëtimin e vet. Çfarë karriere të shkëlqyeshme jeni duke bërë! Unë ju admiroj shumë dhe kjo nuk është sekret për askënd”,– ka shtuar “O’Rey” në rrjetin social duke postuar një foto me kampionin portugez. Keqardhja ime e vetme është që nuk jam në gjendje të të përqafoj sot. Unë postoj këtë foto për nderin tuaj, me shumë dashuri, si një simbol i një miqësie që ekziston prej shumë vitesh”,- shkruan Pele.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport christiano ronaldo pele christiano ronaldo pele

Sondazh

Poll