Aktualitet

Praktika arrin perfeksionin! Një muaj prova për vrasjen e Behar Sofisë, si u përgatit Ernejt Shyti para vrasjes: S’kisha p

14 Mars 2021, 20:14 Nga DOSJA
Praktika arrin perfeksionin! Një muaj prova për vrasjen e Behar

TIRANË– Ernejt Shyti, 24-vjeçari që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, nuk kishte prekur kurrë më parë armë me dorë!

Gjatë rrëfimit të bërë në Policinë e Shtetit, Shyti ka treguar se disa kohë parë vrasjes, bashkë me Xhuliano Vishën kishin nisur “stërvitjen”. Të dy shkonin në zonën e Krrabës dhe stërvitnin shënjestrën e tyre, për ta përfeksionuar deri më në ditën e vrasjes. 

“Me Xhuliano Vishën njihem prej shumë vitesh sepse jemi nga e njëjta zonë dhe ne jemi miq të ngushtë. Një muaj para se të ndodhte ngjarja Xhuliano Visha më kërkoi të takoheshim dhe më premtoi afro 50 mijë euro me qëllim që unë të vrisja një person.  Më solli një pistoletë dhe duke qenë se nuk kisha prekur asnjëherë armë me dorë, bashkë me Xhuliano Vishën shkunim në zonën e Kërrabës. Prej nga jemi me origjinë dhe bëmë disa herë qitje,”-është shprehur i riu.

Grupi prej katër personash është vënë në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drjet Malit të Zi pas krimit të kryer.

Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia behar sofia ernejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll