Bie si kurrë më parë numri i vaksinimeve/ 15 viktima brenda 24 orëve! Bilanci i COVID-19 në Shqipëri, 653 të infektuar
14 Mars 2021, 16:47Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 15 viktima; 3 nga Tirana dhe Fieri, ndërsa nga 1 viktimë është shënuar në Elbasan, Vlorë, Tepelenë, Roskovec, Krujë, Bulqizë, Sarandë, Shkodër dhe Kavajë. Të gjithë janë të moshave 54-82 vjeç. Nga 3119 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë, ndërsa 662 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Sa i përket procesit të vaksinimit, sot ritmi i vaksinimeve ka rënë si kurrë më parë, me vetëm 234 injektime, duke e çuar totalin në 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 234 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (14 Mars 2021) Raste të reja ditore 653 Të shëruar në 24 orë 662 Të shtruar në spitale 501 Humbje jete në 24 orë 15 Testime ditore 3119
Testime totale 511,075 Raste pozitive 117,474 Raste të shëruara 80,483 Raste Aktive 34,946 Humbje jete 2045
ELBASAN– Përplasja që ka ndodhur paraditën e sotme në Elbasan mes mbështetësve të Partisë Socialiste mes atyre demokratë ka ‘shkatërruar’ festën e Ditës së Verë...
ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka nxjerrë me foto dhe emra simpatizantët e Partisë Socialiste që u bënë ...
ELBASAN– Përplasja në Elbasan mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka “shkatërruar” festën e Ditës së Verës në qytetin e saj simbol. Publik...
PRISHTINË– Një shqiptar është prangosur në aeroportin e Prishtinës pasi është kapur duke tentuar të udhëtonte me leje qendrimi falsio. Sipas njoftimi...
SARANDË– Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes me dhunë në një banesë dhe kultivimit të lëndëve narkotike...
Disa njerëz janë aq të ngarkuar nga situata e pandemisë saqë kërkojnë vetëm qetësi. Po qe se dikush bën zhurmë, atëherë ai person do t’i ketë me siguri punët pi...
TIRANË– Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe jo vetëm, i janë drejtuar sot qytetit të Elbasanit për të festuar Ditën e Verës. Dhe pse në kohë pandemie, kjo nu...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka hapur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e personave që nisën dhunën paraditen e sotme. Bëhet e ditur se deri më ...
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama u prit ditën e sotme në Elbasan me thirrjet “Rama ik”, në kohën që kryeministri i shoqëruar nga Taulant Balla dhe ministrja Evis K...
ELBASAN-Mbështetësit e PD-së dhe PS-së janë përplasur me njëri-tjetrin pas thirrjeve ‘Rama ik’ nga turma.Përveç përplasjes verbale, ka pasur dhe përplas...