Aktualitet

Shqipëria i bashkohet 44 vendeve të tjerë, që kërkojnë lirimin nga burgu të Navalny, deklarata: Është shkelje e të dre

14 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
Shqipëria i bashkohet 44 vendeve të tjerë, që

RUSI- Shqipëria i është bashkuar nismës së marrë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me 44 vende të tjera për të kërkuar nga Rusia që të lirojnë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny. Sipas deklaratës së OKB-së, Rusisë i kërkohet që të lirojnë Navalny nga burgu pasi, ky veprim është i paligjshëm si dhe është shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Navalny dhe të gjithë atyre që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare, përfshirë edhe ata të cilët janë arrestuat për ushtrimin e të drejtave të tyre për lirinë e tubimit, lirinë e mendimit, shprehjes, dhe lirinë e fesë dhe besimit,” thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë që në të, OKB gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me arrestimet që u janë bërë njerëzve që kanë protestuar për burgosjen e Navanly.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve arbitrare të protestuesve që kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Navalny-t”, vijon deklarata.

Arrestimi dhe burgimi i Navalny shkaktoi protesta mbarëkombëtare të rrugëve në Rusi, por aleatët e tij thonë se ata kanë planifikuar protesta dhe demostrata deri në pranverë. Navalny u arrestua sapo u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po kurohej ndaj një helimi nga agjentë nervor, për të cilin ai drejtpërdrejt ka akuzuar Putin, por Kremlini i ka mohuar akuzat.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alexei navalny burgosja e navalny alexei navalny burgosja e navalny

Sondazh

Poll