Aktualitet

PËRMES VIDEOVE! Si nisi sherri që shkatërroi festën në Elbasan, demokratët pritën me ‘këmbët e para’ kryeministrin,

14 Mars 2021, 17:48 Nga DOSJA
PËRMES VIDEOVE! Si nisi sherri që shkatërroi festën në

ELBASAN– Festa e “Dita e Verës” në Elbasan është kthyer në arenë përplasjes mes simpatizantëve të Partisë Socialiste me ata të demokratëve. Axhenda e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur bashkë në të njëjtin shesh simpatizantët, duke nisur edhe shkëndijen e përplasjes.

Teksa Basha kalonte, nuk munguan thirrjet “Rama ik!”, të cilat numri një i opozitës i përshëndeti me dy gishta lart. Më pas, të njëjtat fjalë u përsëritën teksa Rama kalonte. Duke u hequr si i pashqetësuar, Rama u bënte shenjë me dorë që të vazhdonin, ndërsa turma nuk kishte të ndalur.

Të mërzitur për pritjen që i bënë ‘liderit’ të PS-së, socialistët nuk duruan dot më. Nisëm të ofendonin me fjalë fyese Bashën, duke bërtitur në kor; Basha, Basha të q****** motrën!

 

Kaq u desh! Palët filluan të përplaseshin ndërsa Policia e Shtetit nisi nga puna për të ndarë turmat e duke nisur edhe me shoqërimet në Komisariat. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar se cilët ishin iniciatorët e sherrit, Gazmend Bardhi nuk ka pritur më gjatë dhe ka publikuar me emra dhe foto personat që mbështetën socialistët, të gjithë me të shkuar kriminale e shumë të njohur për publikun dhe Policinë e Shtetit.

 

Të përfshirë në momentet e sherrit, ishin dhe të moshuar dhe një vajzë, të cilët nuk dihet nëse u ndodheshin rastësisht aty, apo u sulën për të mbrojtur të preferuarin e tyre.

Ndërkohë që sulmin e vijuan më pas edhe krerët e partive më të mëdha në vend. Rama tha se nuk kishte pse të jepte llogari se kur vinte në Elbasan, duke mos pranuar se përplasja e axhendës me Bashën ishte e qëllimshme.

“Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!,”-shtoi ai më pas në rrjetet e tij sociale.

Ndërsa Basha ia përmendi se Rama po shoqërohej në qytet nga anëtarë të bandave që sipas tij nisën dhunën duke shkatërruar festën.

“Jo unë do të filloj me agjendën time. Mos të ndjekim agjendën e dhunës. Gëzuar Ditën e Verës, dhe po diskutonin dhe për bukurinë dhe shpresën që jep Dita e Verës. Më thanë se pati një incident.  E kemi ditë feste me qytetarët Elbasanit. Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite. Kjo është ditë feste, dhe është dita kur Shqipëria duke duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Qytetarët mezi presin ditën e ndryshimit. Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët. Kjo është një ditë e shpresës, ku vera e mposht dimrin. Nuk e dija që edhe kryeministri kishte të njëjtin orar. Unë jam shoqëruar nga familjet intelektuale të Elbasanit. Rama shoqërohej nga banda. Thirrja ime është kundër dhunës. Dhunën e provokojnë ata që e kanë mbajtur Elbasanin 8 vite peng,”– tha Basha.

Ky është episodi i dytë i dhunës që ndodh brenda javës, kur më shumë se 40 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Të premten, presidenti Ilir Meta u përplas me efektivët e Policisë Bashkiake brenda zyrave të Frymës së Re Demokratike në Tiranë, të cilat u kërkuan të liroheshin nga Bashkia e Tiranës. Nisja e fushatës nuk është më e mira që kemi parë, por mesa duket përplasjet do të jenë pjesë e saj deri në fund.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll