Aktualitet

FOTOT+EMRAT në SKANER! Kush janë ‘çunat problematikë’ që shkaktuan trazira sot në Elbasan, lidhjet me të fortët e ve

14 Mars 2021, 16:42 Nga DOSJA

ELBASAN– Përplasja që ka ndodhur paraditën e sotme në Elbasan mes mbështetësve të Partisë Socialiste mes atyre demokratë ka ‘shkatërruar’ festën e Ditës së Verës. Vetëm pak pas incidentit, krerët e dy forcave politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha ia kanë hedhur ‘fajin’ njëri-tjetrit, duke u distancuar nga nxitja e dhunës. Por demokratët kanë shkuar më tej…

Sekretari i Përgjithshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazmend Bardhi ka marrë dhe ka filtruar pamjet filmike të kapura nga kamerat e mediave në momentin e përplasjes, duke u zbuluar edhe emrat e “çunave problematikë”.

I pari që Bardhi përmend me emër është Kelmend Ymer Xhaferri, i njohur si Kel Çami, personazh i shumëpërfolur në qytet.  Në vitin 2017, Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të tij, Enea Njazi Bekteshit dhe dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarit. “Kel Çami” gjithashtu është një prej të përfshirëve në  përplasjen e policisë tek tregu agro ushqimor në vitin 2017, së bashku me Suel Çelën dhe Enea Bekteshin.

Çështja u mbyll, me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite, të cilat i ka shlyer. Ndërsa i përmenduri tjetër me të shkuar të njohur kriminale është Pjerin Xhuvani, ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

 

 

LISTA ME EMRA:

Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

Nino, anëtar i krimit të organizuar.

Marsel Rrokaj, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.

Eris Skilja, anëtar i krimit të organizuar.

Naldi Metaj (i njohur me pseodonimin babalja), anëtar i krimit të organizuar.

Gëzim Rusi, anëtar i krimit të organizuar.

Pjerin Xhuvani

LAJMI KRYESOR: “Luftë” për Dite Vere në Elbasan! Vizita e Ramës nxehu gjakrat, grushta mes simpatizantëve të PS-PD. Policia shoqëron disa persona (REAGIMET e POLITIKËS)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll