Aktualitet

E RËNDË/ U tremb nga infektimi me COVID! 24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan, i riu jashtë rrezikut p

14 Mars 2021, 17:07 Nga DOSJA
E RËNDË/ U tremb nga infektimi me COVID! 24-vjeçari hidhet nga

ELBASAN– Një 24-vjeçar, me iniciale H.P., i infektuar nga pandemia e koronavirusit është hedhur nga kati i tretë i spitalit rajonal të Elbasanit. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen, e ndodhur pasditen e sotme, ndërsa mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv me COVID-19, lajm që nuk e ka pritur mirë duke ndërmarrë edhe aktin e rëndë. Ai kishte shkuar bashkë me të atin në spital për të konfirmuar diagnozën, dhe në një moment është shkëputur duke u hedhur nga kati i tretë.

Menjëherë ai është marrë me ambulancë dhe i është dhënë ndihma e parë shëndetësore, duke i shpëtuar edhe jetën. Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

Fenomeni i vetëvrasjes i të infektuarve nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë është kthyer në një fenomen shqetësues. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga spitalet ku ishin shtruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan i riu me covid hidhet nga spitali elbasan i riu me covid hidhet nga spitali

Sondazh

Poll