Aktualitet

Festë…por me orar! Të rinjtë bëjnë namin në ‘lounge-t’ e Tiranës, Policia mbyll sytë. Harrohet COVID-i në fundjav

14 Mars 2021, 19:13 Nga DOSJA
Festë…por me orar! Të rinjtë bëjnë namin në

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht këtë javë se mutacioni i koronavirusit po qarkullon në Shqipëri, megjithatë ky informacion i ri duket se nuk ka asnjë ndikim tek të rinjtë. 

Edhe këtë fundjavë ata kanë zgjedhur që të dalin në festat që po organizohen në disa prej bareve më në zë të kryeqytetit, ndërsa pandemia shënon çdo muaj shifra të frikshme viktimash, mes tyre edhe të rinj. 

 

Siç duket edhe nga pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Dosja.al, frika për infeketim ka ikur nga të rinjtë, të cilët kanë vetëvendosur që t’i rikthehen aktiviteteve të dikurshme. 

 

Ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka asnjë reagim. Festat vijojnë pa asnjë problem deri në orën 20:00. Mesa duket problemi më i madh është mbajtja e maskës në rrugë, ndërkohë ambientet e bareve janë kthyer në ‘bomba biologjike’ që na rrezikojnë një “lock-doën” të dytë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi panedemia e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi panedemia e koronavirusit

Sondazh

Poll