Aktualitet

ME VIDEO nga MOMENTI: Lëshoje more çunin!/ Si nisi sherri në Elbasan, socialistët s’i duruan thirrjet “Rama ik”, i

14 Mars 2021, 15:12 Nga DOSJA
ME VIDEO nga MOMENTI: Lëshoje more çunin!/ Si nisi sherri në

ELBASAN–  Përplasja në Elbasan mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka “shkatërruar” festën e Ditës së Verës në qytetin e saj simbol. Publikohen pamje nga momenti i nisjes së përplasjes mes të rinjve të qytetit, të cilët sapo kanë parë kryeministrin Edi Rama kanë nisur të thërrasin: Rama ik!

Thirrjet nuk kanë munguar as nga socialistët, të cilët nuk i kanë kursyer fyerjet personale ndaj kryedemokratit; “Basha, Basha, t ** motrën!”.

Disa persona njëri prej të cilëve me kapuç në kokë konfliktohen fizikisht ndërsa mes turmës futet edhe një vajzë që përpiqet t’i ndajë, ndërsa një i moshuar rrëzohet në tokë. Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë të cilët marrin një nga të rinjtë e përfshirë në sherr për ta shoqëruar në Komisariat, ndërsa pas tyre dëgjohet vetëm një: Lëshoje çunin!

Vizita e kryeministrit Edi Rama sot në qytetin e Elbasanit ka nxehur gjakrat e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke shkaktuar një plasje mes tyre dhe socialistëve. Fatmirërisht nuk kishte të lënduar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre. Nuk kanë munguar as komentet nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll