Sport

VIDEO / Çekiçi shënon dhe i jep shpresë mbijetese ekipit të tij

14 Mars 2021, 13:49 Nga DOSJA
VIDEO / Çekiçi shënon dhe i jep shpresë mbijetese ekipit

TURQI – Endri Çekiçi në vetëm pak kohë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ankaragucu në Superligën turke. Mesfushori shqiptar, i cili aktiviziohet rregullisht nga trajneri Karaman, ishte protagonist edhe në sfidën e kësaj të diele mes Ankaragucu dhe Goztepe, duke spikatur me një paraqitje të shkëlqyer.

Çekiçi realizoi golin e dytë sezonal, duke udhëhequr skuadrën kryeqytetase drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë me Ankaragucu, që fitoi 3-0, ndaj një rivali të fortë, duke regjistruar suksesin e 3-të rresht që i ngjiti në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, pozicioni i fundit që të siguron qëndrimin në elitën e futbollit turk.

Çekiçi, i cili e nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 83-të nga trajneri Karaman, shënoi golin e 3-të të ndeshjes në minutën 63-të me një goditje të bukur tokazi nga limitet zonës, gol që vulosi edhe fitoren e Ankaragucu.

Idriz Voca, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, që luan me Ankaragucu, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Përsa i përket Endri Çekiçit, mesfushori pogradecar vazhdon t’i japë sinjale të mira trajnerit Edy Reja, i cili me shumë gjasa do ta grumbullojë për sfidat kualifikuese të Katar 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në fund të këtij muaji.

GOL | Ankaragücü 3-0 Göztepe, 63′ Endri Çekiçi

Bu hesap kapanacak, ana hesabımız: @GoalHubTR pic.twitter.com/xjosFHlzMY

— Takip @GoalHubTR (@Takipspor3) March 14, 2021


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll