Aktualitet

Policia nis punën, identifikon personat që nisën dhunën në Elbasan nga kamerat e sigurisë, deri tani shoqërohen tre qytet

14 Mars 2021, 13:03 Nga DOSJA
Policia nis punën, identifikon personat që nisën dhunën

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka hapur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e personave që nisën dhunën paraditen e sotme. Bëhet e ditur se deri më tani janë shoqëruar në komisariat tre persona.

Thirrjet “Rama ik” shoqëruan vizitën e kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme, teksa më pas pati përplasje verbale e fizike mes simpatizantëve të të dy palëve. Reagime për incidentet pati dhe nga kreu i PD dhe kryeministri Rama.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijojnë nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes pd dhe ps ne elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll