Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për plagosje me armë, kapet 33-vjeçari, fshihej në lokalin e marrë me qira

14 Mars 2021, 08:29 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për plagosje me armë, kapet

DURRËS– Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim është arrestuar nga policia e Durrësit.

Gjatë kontrollit në lokalin ku ai fshihej, iu gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë: 

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Pranvera”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Fshihej në lokalin e marë me qira, pasi ishte shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në lokal iu gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira, në lagjen nr.14, Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pranvera”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi G. P. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira nga në lagjen nr. 14, Durrës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari ne durres arrestohet 33 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2021, 06:47

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.Vendi ...