Aktualitet

EMOCIONUESE! Lindi në terapi intensive, Manastirliu nxjerr VIDEON kur nëna takon për herë të parë foshnjën e saj

14 Mars 2021, 09:01 Nga DOSJA
EMOCIONUESE! Lindi në terapi intensive, Manastirliu nxjerr VIDEON kur

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një video emocionuese të një nëne të re e cila ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa ishte në terapi intensive.

Nëna e re, Fabiola, shprehet se i neglizhoi simptomat e COVID, ndërkohë që arriti në një pikë shumë të rëndë për shkak të kësaj sëmundje dhe përfundoi në reanimacion.

‘Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe për vajzën. Ishte një neglizhencë pak nga ana ime dhe nuk i vura rëndësi simptomave të para, por arrita në një pikë shumë të rëndë. Në reanimacion kam bërë lindjen në mënyrë shumë urgjente. Atje pata një shërbim shumë të shkëlqyer. Falenderoj stafin e maternitetit’, shprehet Fabiola.

Postimi i Manastirliut:

Fabiola dhe Najla janë luftarake, edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, në përballjen e vështirë me #covid19.

Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj

#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nena takon foshnjen ogerta manastirliu nena takon foshnjen ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2021, 06:47

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.Vendi ...