Aktualitet

Si ndodhi përplasja mes mbështetësve të PD dhe PS? Kush qëlloi i pari, reagimi i Ramës

14 Mars 2021, 12:45 Nga DOSJA
Si ndodhi përplasja mes mbështetësve të PD dhe PS? Kush

ELBASAN-Kryeministri Edi Rama u prit ditën e sotme në Elbasan me thirrjet “Rama ik”, në kohën që kryeministri i shoqëruar nga Taulant Balla dhe ministrja Evis Kushi kur po kalonin në qendrën e qytetit.

Por më pas kanë qenë përkrahësit e Partisë Socialiste ato që kanë nisur të ofendojnë Bashën. Kjo ka sjellë dhe sulmet fizike mes mbështetësve të dy partive politike.

Në video, Rama shihet i mbrojtur nga efektivët e policisë që kanë krijuar koridor për të shmangur përplasje fizike. Ai i bën me thirrje qytetarëve që ta ndjekin.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes pd dhe ps ne elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll