Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë! DËSHMIA e Ernejt Shytit: Drejt liqenit u largova me një biçikletë të vjedhur! Policia liron vë

14 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Behar Sofisë! DËSHMIA e Ernejt Shytit: Drejt liqenit u

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Behar Sofisë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ‘News24’ se 23-vjeçari i cili është dhe autori i ngjarjes, Ernejt Shyti në dëshminë e tij që ka dhënë para policisë ka bërë të kanë vëzhguar Sofinë për rreth 1 muaj.

DËSHMIA:

Ernejt Shyti:E kemi ruajtur për afro 1 muaj viktimën dhe të gjitha lëvizjet e tij. Leonard Xhixha, të cilin unë e kam njohur përmes Xhuliano Vishës, ishte caktuar që të ruante lëvizjet e viktimës dhe do duhej që të më njoftonte mua në momentin që ai të dilte nga shtëpia. Unë kam lëvizur për ditë të tëra me radhë me pistoletën në xhep me qëllim që ta ekzekutoja 66-vjeçarin. Me ta komunikoja me një celular që më dha Skënder Vathi dhe në këtë celular unë kisha kontaktet e këtyre tre personave, Skënderit, Leonarit dhe Xhulianos. Ditën e ngjarjes unë dola nga banesa ime që ndodhet midis rrugës “Bardhyl” dhe zonës së “Brrylit” me bicikletën që kisha vjedhur dhe u nisa drejt vendit ku ishte vendosur të ekzekutohej Behar Sofia. Jam afruar aty dhe në momentin kur Leonari më dërgoi mesazh se personi që duhej të vrisja sapo kishte dalë nga banesa, unë iu afrova dhe e qëllova. Plumbi i parë nuk shkrepi, më pas unë kam qëlluar dhe dy herë të tjera dhe me nxitim jam larguar. Me bicikletën që kisha vjedhur kam shkuar afër kodrave të liqenit, kamë lënë aty rrobat dhe më pas jam larguar në drejtim të Kërrabës, ku edhe kam qëndruar. Atje kam marrë një taksi dhe jam nisur në drejtim të Malit të Zi, të nesërmen pas ngjarjes. Në Mal të Zi unë punoj si punëtor krahu dhe në momentin që u arrestova isha duke shtruar pllaka në aeroport”.

Vëllai binjak i Ernejt Shytit është arrestuar nga policia, aty ku ka pranuar se përgjatë viteve të fundit ka qënë te babai i tij, pasi njëri rrinte te nëna dhe tjetri te babai. Ai ka treguar dhe shtëpinë e nënës së tij, madje bëhet e ditur se është marrë dhe dëshmia e nënës.

Ndërkohë mësohet se është marrë dhe ADN-ja e nënës së tyre, e pas rezultateve është liruar vëllai i Ernejt Shytit, e më pas është arrestuar vetë ai.

Autorët janë kontaktuar nga një grup tjetër i fuqishëm për të bërë të mundur ekzekutimin e Sofisë. Ata janë takuar disa herë me organizatorët e krimit. 66-vjeçari është vrarë për shkak të konflikteve të hershme për heroinën, pasi ai kishte hesape të pambyllura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari per vrasjen e behar sofias ernejt shyti vritet behar sofia arrestohet 23 vjecari per vrasjen e behar sofias ernejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll