Aktualitet

“Luftë” për Dite Vere në Elbasan! Vizita e Ramës nxehu gjakrat, grushta mes simpatizantëve të PS-PD. Policia shoqëron

14 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
“Luftë” për Dite Vere në Elbasan! Vizita e Ramës

ELBASAN– Axhenda e njëjtë e dy partive më të mëdha politike në vend, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike ka shkaktuar përplasje në Elbasan, duke ‘prishur’ edhe festime e Ditës së Verës. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili erdhi i pari në qytet, i pritur nga qindra qytetarë me flamuj të PD-së në duar, ndërsa vetëm pak pas tij mbërriti edhe kryeministri Edi Rama.

Teksa lëvizte për të parë nga afër gjithë çfarë ishte organizuar për festëm, i shoqëruar nga Taulant Balla nga Evis Kushi, numri një i qeverisë u përballë me thirrjet “Rama ik!”. Vetë kryesocialisti u përpoq ta kalonte situatën me batuta duke u tundur dorën për të vazhduar, por socialistët nuk duruan. Në një moment situata u agravua dhe qytetarët filluan të konfrontoheshin fizikisht mes tyre. U desh ndërhyrja e forcave policore dhe qytetarëve të pranishëm që situata të mos agravonte dhe më tej për të shkaktuar të lënduar.

Policia bëri disa shoqërime në moment, ndërkohë që po vijon ende me identifikimin e personave që nisën përplasjet, ndërsa deri më tani janë shoqëruar në Komisariat disa persona. Ndërsa Rama nuk harroi të reagonte, duke ia hedhur fajin Partisë Demokratike për reagimin e qytetarëve, teksa shtoi se turma i dukej si qindra kopje të presidentit Ilir Meta. Ndërsa që lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se ai shoqërohet në Elbasan nga familjet intelektuale të qytetit, ndërkohë që Rama shoqërohet nga banditë, dhe ishin pikërisht këto që provokuan dhunën.

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka komentuar gjithashtu dhunën që ndodhi ditën e sotme gjatë festës së Ditës së Verës, e cila është shprehur se qytetarët ishin ata që e përzunë kryeministrin Rama. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga presidenti Ilir Meta lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur.

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan dita e veres elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll