Aktualitet

Sherri në Elbasan, raportohet për disa të shoqëruar në komisariat nga policia

14 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Sherri në Elbasan, raportohet për disa të shoqëruar në

ELBASAN-Mbështetësit e PD-së dhe PS-së  janë përplasur me njëri-tjetrin pas thirrjeve ‘Rama ik’ nga turma.

Përveç përplasjes verbale, ka pasur dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të dy forcave politike. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa mësohet se janë shoqëruar disa persona.

Elbasani është ditën e sotme dyndur nga mijëra persona për të festuar ‘Ditën e Verës’, por përplasja e axhendave të Ramës dhe Bashës solli edhë përplasje mes simpatizanëve të tyre.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes pd dhe ps ne elbasan sherr ne elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll