Aktualitet

Nuk iu dha ndihma mjekësore për dy ditë se ishte i palarë, ndërron jetë 48-vjeçari me Covid

14 Mars 2021, 08:48 Nga DOSJA
Nuk iu dha ndihma mjekësore për dy ditë se ishte i palarë,

TIRANË– Ditën e sotme ka ndërruar jetë një qytetar në Tiranë pas sorollatjes 48 orëshe për të marrë ndihmën mjekësore. ‘FaxNews’ bën të ditur se Kreshnik Kaçi 48-vjeç ka ndërruar jetë pasi ishte i palarë dhe mjekët e urgjencës refuzuan t’i jepnin ndihmën mjekësore në kohën që qytetarët kërkuan ndihmë për të.

Para pak ditësh fqinjët e tij i kishin kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore, por ata nuk kanë pranuar, pasi 48-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i palarë. Më pas komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, dhe e cuan në spitalin e Traumës.

Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim. Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik kaci nderron jete kreshnik kaci kreshnik kaci nderron jete kreshnik kaci

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Mars 2021, 06:47

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.Vendi ...