Politike

Nënshkruhet marrëveshja për futjen e gazit të lëngshëm natyror, Kim: Gur themeli për marrëdhënien SHBA-Shqipëri. Rama:

12 Mars 2021, 16:33 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja për futjen e gazit të

SHBA– Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri. Kjo marrëveshje e shndërron TEC-in e Vlorës me LNG, duke ndërtuar një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

Fizikisht në SHBA, për firmosjen e marrëveshjes me Exxon Mobil & Excelerate Energy ishte Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. përmes lidhjes me Skype, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideroi si gur themeli këtë marrëveshje mes Shqipërisë dhe kompanisë në fjalë. Vetë kryeministri Rama u shpreh se pa ambasadoren Kim, kjo gjë nuk do të ishte e mundur dhe e falenderoi shumë.

Rama e ka konsideruar nisjen e një epoke të artë firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për futjen e gazit të lëngshëm në vendin tonë. Me humor, kryministri tha se tashmë ata duhet ta dine se janë futur në kurth, në kuptimin e mirë të fjalës.  Sipas kryeministrit, Shqipëria është një vend që po erdhe nuk shkëputesh dot më dhe për rrjedhojë, me një gur (marrëveshja), kanë vrarë dy zogj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nenshkruhet marreveshja per futjen e gazit te lengshem ne vend yuri kim edi rama nenshkruhet marreveshja per futjen e gazit te lengshem ne vend yuri kim

Sondazh

Poll