Politike

Përplasja tek zyrat, FRD i nis letër Bashkisë: Ndaloni këtë marrëzi, mos provokoni

12 Mars 2021, 16:12 Nga DOSJA
Përplasja tek zyrat, FRD i nis letër Bashkisë: Ndaloni

TIRANË– Fryma e Re Demokratike i ka dërguar një letër Bashkisë së Tiranës, me anë të së cilës kërkon tërheqjen e kësaj të fundit nga vendimi për bastisjen e zyrave të tyre. Pak orë pas përplasjes mes efektivëve të Policisë Bashkiake dhe anëtarëve të FRD-së, ku mori ojesë edhe Presidenti Ilir Meta bashkë me anëtarë të tjerë të Opozitës, FRD-ja shkruan se Bashkia Tiranë ka kërkuar boshatisjen e zyrave me anë të një shkrese pa vulë dhe pa firmë. 

Këtë gjë, FRD-ja e konsideron një provpkim të rëndë, që sipas tyre bie ndesh me ligjin mbi partitë politike. Sipas FRD-së, partia ë tyre është në të drejtën e saj për të qëndruar në ato zyra, edhe pse Bashkia Tiranë, pretendon ndryshe.

“Nga zyrat e Bashkisë Tiranë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë jo institucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambiente që disponon FRD që nga muaji prill 2016. Fryma e Re Demokartike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike. Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet nga taksat e shtetit shqiptar për të ndaluar, antarët e partisë së Frymës së Re Demokratike, të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme , thellësisht politike, dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti, Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e siguron ligji mbi Partitë Politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë ‘Partitë Politike pajisen me ndërtesë, për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore; Këtë të drejtë e ka dhe parti politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 përqind në shkallë vendi’. Zoti Veliaj, FRD nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë që të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është vendosur në rezolutën e BE-së. Kërkojmë në mënyrë urgjente ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për të ndalur këtë akt të paprecedentë, të paligjshëm, dhe thellësisht politik,”– shkruhet ndër të tjera në letër. 

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.

FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. Përplasjeve ju bashkuan më tej edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Turmës ju bashkua edhe djali i Ilir Metës, Besarti, i cili me maskën e LSI-së të vënë, qëndronte në hyrjen e zyrave të FRD-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane bastisen zyrat e frd ne tirane

Sondazh

Poll