Politike

Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Rama jep LAJMIN: Hapi i radhës, njohja e pensioneve

12 Mars 2021, 16:18 Nga DOSJA
Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Rama jep LAJMIN: Hapi i radhës,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes me Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimi të automjeteve.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama teksa ka publikuar foto të Ministres Olta Xhaçka me Ministrin italian Luigi di Maio, shkruan se nga sot patentat shqiptare do njihen si dokument zyrtar në Itali. Kreu i qeverisë shtoi më tej se hapi i radhes është njohje e pensioneve mes dy vendeve.

“U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, u shpreh Rama.

Ditën e sotme, ministrja Xhaçka dhe Di Maio konfirmuan se kanë përfunduar zyrtarisht procedurat për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll