Politike

ARSYEJA e SHERRIT/ Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë godinës FRD-në 2 javë pas firmosjes së koalicionit me opozitën

12 Mars 2021, 12:31 Nga DOSJA
ARSYEJA e SHERRIT/ Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë

TIRANE- Me argumentin se godina është e amortizuar, Fryma e Re Demokratike duhet të zbrazë zyrat ku ndodhet që prej vitit 2016. Bashkia e Tiranës argumenton nga ana e saj se është duke zbatuar ligjin. Bashkia pretendon se zyrat dhe selitë iu jepen partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.

Çfarë parashikon ligji?

Në nenin 22, pika b, thuhet qartësisht se partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, marrin edhe seli dhe zyra vendore. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë që Bamir Topi është larguar si kryetar, bashkia nuk ka më detyrim ti japë zyra pasi FRD nuk ka as përfaqësim parlamentar, nuk ka në përbërje një ish-president e as nuk ka marrë 1% të votave në zgjedhjet e fundt.

Më herët selitë janë lëshuar edhe nga Paskal Milo dhe Zef Bushati, por ligji nuk është ndjekur njësoj për Skënder Gjinushin. Deri para vitit 2019, kur Partia Social Demokrate e Gjinushit të kalonte në “pronësi” të Tom Doshit, Gjinushi kishte disa legjislatura pa mandat në Kuvend dhe as nuk ka patur në përbërje një president, por selia i ishte dhënë “apriori” nga qeveritë e të gjitha ngjyrave për përdorim. Kësisoj, kjo “rastësi” 2 javë pas largimit me mllef të Topit dhe firmosjes së koalicionit opozitar që përkon me bastisjen e zyrave është kontradiktore me rastet e tjera.

LAJMI KRYESOR- SHERR&PËRPLASJE/ Bashkia nxjerr jashtë godinës FRD, Meta shkon në ndihmë, përplaset me Policinë Bashkiake: Do t’ju fut në burg me duart e mia! Kryepalaço Veliaj! Mos iu bind të çmendurit 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane erion veliaj ilir meta perplasje tek frd skender gjinushi bastisen zyrat e frd ne tirane erion veliaj ilir meta perplasje tek frd skender gjinushi

Sondazh

Poll