Politike

“Rrugaç lagjeje”, Veliaj i përgjigjet Metës: Është në fazë degjenerimi, i alkoolizuar

12 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
“Rrugaç lagjeje”, Veliaj i përgjigjet Metës:

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka quajtur presidentin Ilir Meta, të alkoolizuar dhe person që ka kaluar në një fazë degjenerimi. Veliaj tha për ‘reporttv’ se Bashkia ofron një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuarit dhe burrat e dhunshëm, marrë shkas nga veprimet që presidenti bëri ditën e sotme ndaj efektivëve të policisë.

DEKLARATA:

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psiqik total, mendor, teksa është i alkoolizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane erjon veliaj ilir meta bastisen zyrat e frd ne tirane erjon veliaj ilir meta

Sondazh

Poll