Politike

Pas Kavajës, Basha shkon në Durrës, akuzat të forta ndaj Ramës: Në restorantin e Kryeministrisë mbledh ‘kokat’ e band

12 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
Pas Kavajës, Basha shkon në Durrës, akuzat të forta ndaj

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Durrës aty ku ka zhvilluar një takim me gratë përfaqësuese të partisë. Rrugës për në qytetin bregdetar, Basha zhvilloi një video live në ‘Facebook’, aty ku iu përgjigj dhe pyetjeve që qytetarët kishin.

E njëjta taktikë që u përdor ditën e djeshme, teksa ishte rrugës për Kavajë, duket se Basha do ta përdorë dhe në takimet e tjera që do të zhvillojë në ditët në vijim.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Basha hodhi një akuzë shumë të fortë kundrejt qeverisë dhe Ramës. Basha tha se në restorantin privat të kryeministrisë një herë në dy ose tre ditë drekojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. Me mua ju garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë,”-tha Basha.

Kryedemokrati tha se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive që qytetarët kanë ndaj pritoriteti i tij është që të bëhet një ndarje e politikës nga krimi. Më tej, Basha zhvilloi takimet me gratë kandidatë të Partisë Demokratike. Mbledhja e tyre u zhvillua në vilën e mbretit Zog në Durrës, aty ku secila prej tyre bëri një prezantim dhe atë që presin pas 25 prillit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne durres lulzim basha ne durres

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ndarë në instastory ‘dështimet’ e Ramës. Basha thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.K...