Politike

Futi 12 ballokume e nxorri 6, Kryemadhi sqaron ndjekësit: I hoqi nikoqirja, ja ku janë

11 Mars 2021, 22:42 Nga DOSJA
Futi 12 ballokume e nxorri 6, Kryemadhi sqaron ndjekësit: I hoqi nikoqirja,

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka reguar pas videos, e cila u bë virale, ku shihej se në furrë futi 12 ballokume dhe nxorri të pjekura vetëm 6 copë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryemadhi, ka nxjerrë edhe 6 copët e tjera, duke thënë se nga tepsia i hoqi qytetarja me të cilën i bëri, pasi nuk i nxinte.

“Në Elbasan ka vlerë e vërteta dhe vetëm e vërteta, Ja ku janë tepsiat të cilat na i ndau elbasanllia nikoqire sepse nuk i zinte tava në pjekje. Meqenëse ishit në merak, ja tepsia e dytë”- shkruan Kryemadhi.

 Kryemadhi, ditën e sotme i është bashkuar traditës së Elbasanit, për të gatuar ballokume. Në një video që ndau në rrjetet sociale, Kryemadhi shfaqet së bashku me një grua duke gatuar, ballokume, ushqim tradicional që gatuhet për Ditën e Verës, ku në furrë futi 12 dhe nxorri vetëm 6 të pjekura.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll