Politike

Tubimi i djeshëm në Kavajë, gjobitet me 5 mln lekë Lulzim Basha! Policia ‘ndëshkon’ dhe organizatorët, procedohen 24 p

12 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
Tubimi i djeshëm në Kavajë, gjobitet me 5 mln lekë Lulzim

TIRANË– Policia e Shtetit ka gjobitur me 5 mln lekë, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashë pasi ka organizuar tubimin e djeshëm në Kavajë.

Policia ka dhe proceduar 24 persona, të cilët akuzohen se kanë tubuar në mënyrë të paligjshme.Personat janë proceduar për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve. Në tubim ishin mbledhur 150-200 persona, duke thyer kështu masat e vendosura në periudhë pandemie.

Ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjobitet lulzim basha tubimi i pd ne kavaje gjobitet lulzim basha tubimi i pd ne kavaje

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ndarë në instastory ‘dështimet’ e Ramës. Basha thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.K...