Politike

‘Ai nuk e ndan drogën me mua…’ Habit Halit Valteri, deklarata e tij: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100

12 Mars 2021, 07:02 Nga DOSJA
‘Ai nuk e ndan drogën me mua…’ Habit Halit Valteri,

TIRANË– Deputeti Halit Valteri, i cili në këto zgjedhje kandidon i fundit në listën e PS-së për Tiranë, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “PolitikON”.

Valteri tha se nëse një person që shet drogë i siguron vota, ai do t’i thotë 100 herë faleminderit. Më tej, ai vijoi duke treguar se para se të vinte në emisionin e kishte kontaktuar një person që donte të kontaktonte me të. Valteri tha se ai mund të jetë çfarë të dojë, dhe të shesë drogë, mirëpo nëse ai i garanton vota do ti thotë faleminderit.

BISEDA:

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred Lela: Do të të jap ca vota…

Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri halit valteri

Sondazh

Poll