Politike

Vendimi i Kushtetueses për tubimet, Fatmir Mediu: Gjykata i dha goditje qeverisë për veprimet tërësisht të paligjshme

12 Mars 2021, 08:42 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për tubimet, Fatmir Mediu: Gjykata i dha goditje

TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë pjesërisht vendimin e Komitetit Teknik të Eskpertëve për ndalimin e tubimeve politike.

Gjatë një takimi me koordinatorët e Tiranës, Mediu u shpreh se PR respekton të gjitha masat që kanë të bëjnë me distancimin social dhe elementë të tjerë që luftojnë apo mbrojnë nga pandemia, por nuk mund t`i bindet një urdhri, që sipas tij është tërësisht politik të qëllimshëm, të provuar dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Mendoj që me këtë kërkesë Partia Republikane dëshmon që ndërtimi i shtetit dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm është në themel të filozofisë sonë politike, por duhet të qëndrojë në themel të funksionimit të shtetit dhe sidomos të qeverisjes së nesërme të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit të shqiptarëve për të përmbysur regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në tërësi urdhrin e ministrisë si antikushtetues, pra urdhrin e Edi Ramës dhe jo të ministrisë, dhe mesazhi që në gjykimin tim, që i dërgon qeverisë është ‘rishiko masat sepse ato masa jo vetëm kanë zgjatur së tepërmi, por janë tërësisht të ekzagjeruara dhe janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve’.

Mendoj që Gjykata Kushtetuese në një mënyrë i ka dhënë të paktën një goditje qeverisë për veprimet që ka bërë, tërësisht të paligjshme”, deklaroi Mediu.

Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese për shfyqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut të firmosur më 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullimet me shumë se 10 persona, pasi sipas tij, janë masa që ‘karantinojnë’ opozitën dhe janë anti-kushtetuese.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu gjykata kushtetuese komiteti teknik vendimi i kushtetueses fatmir mediu gjykata kushtetuese komiteti teknik vendimi i kushtetueses

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ndarë në instastory ‘dështimet’ e Ramës. Basha thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.K...