Politike

Kryemadhi prezanton kryesuesin e listës për deputetë në Dibër: Më 25 prill sigurohet të paktën 1 mandat në këtë qark

12 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
Kryemadhi prezanton kryesuesin e listës për deputetë në

DIBËR– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Dibër, aty ku dhe prezantoi drejtuesin politik të këtij qarku dhe kryesuesin e listës së LSI në këtë qark, Hajri Laçin.

Kryemadhi u shpreh se programi i tyre me 5 pika, tregon angazhimin që ata do të kenë në 5 muajt e parë të qeverisjes, nëse vijnë në pushtet. Ndër të tjera, ajo shtoi se dita e sotme i kujton emocionet e fushatës së 2009.


DEKLARATA:

Ne jemi në një vend specifik dhe të veçantë jemi në rrethin e Dibrës, qytetin e Peshkopisë, pranvera ka hyrë por dëbora i ka lënë gjurmët e saj në këtë vend kaq të bukur. Por kemi ardhur të bëjmë prezantimin sot sepse je në krye të listës së LSI në Dibër. Kur erdhëm mbrëmjet e vona të darkës, ndihej era e ndryshimit, ata e ndienin që gjërat nuk ishin ashtu siç duhet, edhe kur diskutuam për problematikat që ka rrethi i Dibrës, është e domosdoshme angazhimi i kësaj pjese intelektuale që po zvogëlohet në rrethin e Dibrës. Situata në Shqipëri me largimin e të rinjve, ka bërë që këta të fundit nuk duan të kthehen më. Cilësia e mësimdhënies ka rënë shumë, por edhe problemet ekonomike. Ne duam tua bëjmë sa më mirë, komode, jetesën. Në Tiranë na është shtuar inceneratori që na ndot ende më shumë. Ne kemi një program me 5 pika, që tregon dhe angazhimin tonë në 5 muajt e parë të qeverisjes. Ne sot bashkë me Përparimin që ia lë stafetën e deputetit këtij ekipi të mrekullueshëm. Kemi një ditë intensive, por ka emocione brenda. Më kujton emocionet e fushatës së 2009 që ka një ritëm tjetër nga e sotshmja. Unë i uroj suksese doktorit, kanë ngelur ende mësues e inxhinierë në Dibër që kontribuojnë për qytetin. Faleminderit të rinjve, që është nder ti kesh. Të kesh të rinj që po largohen çdo ditë është sfidë e madhe, sepse ne do të rikthejmë disa aspekte të tjera në qarkun e Dibrës, Dibra është një pikë historike dhe turistike duhet ta zhvillojmë më shumë”, u shpreh Kryemadhi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ndarë në instastory ‘dështimet’ e Ramës. Basha thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.K...