Politike

Meta pret ambasadorin meksikan në Shqipëri: I kërkova të liberalizojë vizat për shtetasit shqiptarë!

12 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA
Meta pret ambasadorin meksikan në Shqipëri: I kërkova të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Mesazhi i presidentit Meta:

Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.
I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 07:21

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha ka ndarë në instastory ‘dështimet’ e Ramës. Basha thotë se qeveria e menaxhoi keq situatën e pandemisë.K...