LISTAT/ Rama: PS ka lindur nga ndryshimi, PD është fosilizuar. Nëse s’del nga muret e veta, do…
11 Mars 2021, 22:32Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se është përpjekur që në listat e PS-së për të kanididuar në zgjedhjet e 25 prillit, emra të cilët mund të sjellin ndryshim.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama ka komentuar edhe listën e PD-së duke thënë se kjo e fundit ka bërë një listë turpëruese, duke shtuar se Partia Demokratike është fosilizuar.
“Këta i fusin votat me motoçikletë dhe i sjellin në Tiranë. Muhabet kot. Komuniteti është një ansambël, nuk ka vetëm shkencëtarë. Pesë Yjet fituan zgjedhjet, edhe pse nuk kiishin eksperiencë. PS ka lindur nga ndryshimi. Jam i kujdesshëm, që të dëgjoj se çfarë duan njerëzit. Politika është çfarë sjell sot, çfarë bëre dje iku. PS është shumë e gjerë. Eglantina Gjermeni është në fushatë. Alfred Peza është në fushatë. Vajza e Shkodrës është një yll. Është yll nga pikëpamja e angazhimit, të realizimit të objektivave etj. Partitë e izoluara janë të destinuara të humbin. Askush nuk ka nxjerrë pistoletë. PD ka bërë një listë turpëruese. Nëse do të dihej se PD do kishte këta përfaqësues edhe më 2021, do kishin ikur të gjithë. PD është fosilizuar. Basha është aty i vendosur nga Sali Berisha. Është Berisha dhe Meta që lëvizin duart dhe gojën e tij. Ai është peng aty”, tha Rama.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së fundmi ka folur për listat e PS në zgjedhjet e 25 prillit, duke sqaruar edhe “Rilindjen”. I ftuar në emisionin “Rea...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar mitingun e zhviluar nga kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës, ditën e sotme. I ftuar në “Real Sto...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ardhjen e 38 mijë e 400 dozat e vaksinave në Shqipëri, të cilat janë lajmëruar se do të vijnë nesër. I ftu...
TIRANW- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nga të gjithë kampionët e analizuar për dyshime të variantit britanik, 70% e tyre kanë rezultuar të t...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka postuar foton e veçantë, ku shihet me një vajzë të vogël, të cilën e ka i ati në krah.Basha, krahas fotos shk...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vizitën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, në Shqipëri.I ftuar në “Real Story”, Rama tha se ka ngr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kërkon të fitojë minimalisht 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Ndryshe nga para pak ditësh, kur Rama pr...