Bota

Operacioni “Subvencioni 2021”/ Arrestohet zyrtari dhe një fermer në Gjilan

12 Mars 2021, 09:15 Nga DOSJA
Operacioni “Subvencioni 2021”/ Arrestohet zyrtari dhe një

KOSOVË-Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021”, ka arrestuar dy persona. Sipas Gazeta Express, një prej tyre është një zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe tjetri një fermer.

Mësohet se zyrtari dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa fermeri për mashtrim. Së bashku ata kanë vendosur emrin e një personi në listën për subvencione kryesisht për grurë, pa e vënë në dijeni.

Arrestimi i tyre ka ardhur, pasi personi ka denoncuar. Sipas vendimit tw Prokurorisë  të dy do të qëndrojnë për 48 orë në komisariat.

Më 24 shkurt 2021, policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në Ministrinë e Bujqësisë, lidhur me ryshfete në subvencionet. Gjatë operacionit u arrestuar 11 persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh 11 të arrestuarve. Po ashtu arrestimet kanë vijuar dhe në ditët në vijim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove operacioni i policise se kosoves kosove operacioni i policise se kosoves

Sondazh

Poll