Bota

Ushtarët turq ‘provokojnë’ Greqinë, të shtëna me armë në Evros

12 Mars 2021, 08:29 Nga DOSJA
Ushtarët turq ‘provokojnë’ Greqinë, të

GREQI–  Dy incidente me të shtëna armësh kanë ndodhur midis datave 5 dhe 7 mars nga ushtarët turq në kufirin greko-turk në Evros.  Incidenti është raportuar nga rojet kufitare greke dhe gjermane që patrullonin zonën nën ombrellën e Frontex.

Kathimerini.gr shkruan se kreu i organizatës, Fabrice Letzeri, përmes një letre ka informuar Komisionin për ngjarjet e fundit në kufirin Greko-Turk.

Më 5 mars, ushtarët turq kanë qëlluar dy herë në ajër në zonën e Tycher, sapo kanë kuptuar praninë e një patrulle në anën greke të kufirit. Incidenti i dytë është regjistruar 48 orë më vonë në të njëjtën zonë.

Të shtëna me armë janë shënuar edhe në prill të vitit 2020, pas krizës me Turqinë dhe incidenteve në stacionin kufitar në Kastanies.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni te shtena me arme ne evos te shtena me arme ne evos

Sondazh

Poll