Bota

Kandidati për kryetar i LDK-së, shprehet i gatshëm për bashkëpunim me LVV-në: Nëse shpreh nevojë për partneritet, do ma

12 Mars 2021, 08:45 Nga DOSJA
Kandidati për kryetar i LDK-së, shprehet i gatshëm për

KOSOVË-Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni është shprehur se shumë gjëra të mira do të ndodhin nëse ai e kryeson,

Sipas, Gazeta Express, ndër të tjera ai është shprehur se është i hapur për bashkëpunim më Lëvizjen Vetëvendosje, në rast se kjo e fundit ka nevojë.

“Tani varet edhe nga qasja e VV-së a do të ketë nevojë për partneritet me ndonjë parti politike apo jo. Nëse e shprehin nevojë LDK-ja duhet ta ketë në konsideratë dhe dalë me ndonjë vendim nëse është me ndonjë nëse është në benefit të shtetit qeverisë dhe LDK. Konsumohet kjo temë brenda LDK-së. Besoj që me gërshetimin e vendimeve të ndryshme ne do të arrijmë deri në një konkludim të përbashkët,”-ka thënë ai. 

Më lidhje me arritjet e partisë, e cila ka shënuar një rezultate të ulët në këto zgjedhje, ai ka thënë se shpreson që kryetari i ri i partisë të të përmirësojnë gabimet e bëra më parë, në mënyrë që të ketë sukses.

Besoj që çdo kandidat deri më tani i nominuar ushqen shpresën që të bëhet kryetar i ardhshëm i LDK-së. Kemi te bëjmë me personalitete që kanë profil të lartë, moral e politik. Por me siguri do të jetë një garë interesante dhe e ngushtë. Nga fakti që kam shprehur gatishmërinë për të garuar. Besoj që me zgjedhjen time shumë gjëra do të jenë në të mirën e LDK-së. Unë jam për një evoluim të LDK-së. Një mbarëvajtje e kontuniutetit të saj gjithnjë duke ndërtuar një qasje të re ndaj proceseve dhe zhvillimeve te cila do të jenë të pranueshme për qytetarët dhe trupin votues të LDK-së. Tani pas publikimit të rezultateve natyrisht që nga anëtaret e kryesisë kryetarët e dëmeve e deri te kryetari i LDK-së e ndjejmë veten pjesë të përgjegjësisë për këtë rezultat. Por nuk e kemi një analizë të mirëfilltë. Besoj se kryetari i radhës me kryesinë dhe me strukturat e LDK-së në bazë të një analize sa më konkrete do të arrijnë në konkludime ku pastaj ne duhet t’i kemi në të ardhmen në konsideratë si mësime të mësuara.  Tani edhe për vendime të tilla mendoj që këto tema duhet të konsumohen mirë brenda LDK-së që në të ardhmen mos të na ndodh që grupi parlamentar apo deputet të kenë mendime asimetrike. Është mirë me ruajt unitetin e grupit parlamentar po edhe të LDK-së,”-ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota. Në lidhje me listën e deputetëve,  LVV-ja ka marrë 58 deputet. PDK-ja ka arritur të marrë 19 deputet, LDK-ja 15 deputet. Ndërsa AKK-ja 8 deputet dhe Lista Serbe 10 deputet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora anton quni anton quni

Sondazh

Poll